INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partia Demokratike numëron ditët e Saimir Tahirit

Partia Demokratike numëron ditët e Saimir Tahirit

Publikuar më: 14:03 07-05-2018

Partia Demokratike po numëron ditët që Saimir Tahiri po kalon i lirë pas dorëzimit të mandatit. Deputeti Flamur Noka gjatë një deklarate për mediet në selinë e Partisë Demokratike, deklaroi se “Sot është dita e katërt që Saimir Tahiri shëtit i lirë rrugëve të Tiranës dhe nuk arrestohet nga Drejtësia e Edi Ramës edhe pse zyrtarisht është pa imunitet. Mos arrestimi i Saimir Tahirit është dëshmia se ai nuk kishte nevojë për imunitet parlamentar përsa kohë kishte mbrojtjen që i bënte kryeministri. Fakti që asgjë nuk ka ndryshuar është dëshmi e qartë e pazareve për të mbyllur dosjen e ish-ministrit të Brendshëm” deklaroi Noka. Po ai shtoi se komisioni hetimor do bëj gjithçka për të vërtetuar lidhjen e tyre me trafikun e drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0063891410827637