INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'E dija se është e fejuar, por e kisha fiksim',  zbardhet dëshmia e autorit të sulmit me thika

'E dija se është e fejuar, por e kisha fiksim', zbardhet dëshmia e autorit të sulmit me thika

Publikuar më: 13:41 07-05-2018

Detaje të reja zbulohen nga sulmi me thika që ndodhi ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re, Tiranë, ku si pasojë mbetën dy persona të plagosur Altin M. 27 vjeç dhe e fejuara e tij Klaudi K. 23 vjeç.

Pas arrestimit të tre shtetësave polica ka zbardhur dhe dinamikën e ngjarjes. Sipas informacioneve mësohet se autori Halit Ndreu i cili ishte autori kryesor, ndërsa dy djemtë e tjerë janë përfshirë në sherr për tëmbrojtur shokun, ka dëshmuar se është i fiksuar pas Klaudia K.

Ai ka thënë në polici se ka qene i fiksuar me 23-vjeçaren dhe pse e dinte që ajo ishte e fejuar me dikë tjetër vijonte ta ngacmonte.

Kjo dyshohet se është bërë shkak për sherrin e djeshëm, ku i fejuari i vajzës ka goditur me shkop Halit Ndreun dhe më pas ky është kundërpërgjigjur me thika, duke lënë të plagosur çiftin.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetësia K. K., rreth 23 vjeçe. Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771