INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paratë e drogës, rrezik për zgjedhjet? Borchardt: Më keqkuptuat, por…rreziku ekziston

Paratë e drogës, rrezik për zgjedhjet? Borchardt: Më keqkuptuat, por…rreziku ekziston

Publikuar më: 16:35 24-02-2017

Bernd Borchardt:

“Qarkullojnë më shumë para të pista. Më shumë se 2mld euro. Pra ekziston rrisku që këto para mund të përdoren edhe për të blerë deputetë, të gjitha këto janë rreziqe të medha. Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në kodin zgjedhor për të limituar sa të mundemi blerjen e votave
Kjo deklaratë e Ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, në një situdio televizive ndezi debatin publik dhe politik në vend përgjatë këtyre dy ditëve. Ndërkohë ky qëndrim ishte dhe arësyeja e takimit mes Ambasadorit Borchardt dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ambasadori i OSBES deklaroi se deklarata e tij është keqkuptuar, megjithëse pas insistimit të gazetarëve deklaroi sërish se rrezikohet përdorimi i parave të drogës në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit.
Bernd Borchardt:
“Në të njëjtën kohë ne diskutuam shkurt edhe për nevojën për të çuar përpara Reformën Zgjedhore, në mënyrë të veçantë për të ndaluar paratë e pista të futen në sistemin elektoral. Dhe gjithçka që thashë dje, e postuam në Tëitter me katër fjali po ditën e djeshme”.
Në 2017 do fitojmë betejën me kanabisin
E në krah të ambasadorit Borchardt, minsitri Saimir Tahiri tha se 2017 do të jetë viti kur beteja me kanabisuit do të fitohet nga strukturat e policisë së shtetit, edhe pse shefi I tij në qeveri Edi Rama ka deklaruar se gjatë 2016 ëhstë asgjesuar më shumë se 99 e bimëve narkotike.
Saimir Tahiri:
“Lufta kundër kanabisit ka nisur pas viti 2013. Siç fituam në Lazarat do të fitojmë dhe në çdo cep të vendit. Ne do ta mbyllim historinë me kanabis një herë e mirë. Do takohemi prapë dhe ju do keni rezultatet në dorë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555