INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi i Xhafës për gazetarët. 'Rrini afër me...do kemi lajme të bujshme këto ditë'

Paralajmërimi i Xhafës për gazetarët. 'Rrini afër me...do kemi lajme të bujshme këto ditë'

Publikuar më: 09:38 18-10-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për gazetarët. Në një deklaratë për mediat Fatmir Xhafaj në krah të Presidentit të Policisë Federale gjermane kishte një mesazh të veçantë për gazetarët. Xhafaj i ka këshilluar ata që të rrinë pranë këshilltarëve të tij mediatik, sepse gjatë këtyre ditëve do të ketë zhvillime dhe lajme interesante siç tha ai.
Fatmir Xhafaj:
“Besoj se do të kemi një ditë të ngjeshur me miqtë tanë gjermanë për aktivitetet e mëtejshme. Dhe do t’ju jap një këshillë që gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Ardi Bitën dhe me Genti Mullain se do të kemi lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë.”

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279