INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi i fortë për qytetarët nga Olta Xhaçka. 'Mos ndizni zjarre në të kundërt...'

Paralajmërimi i fortë për qytetarët nga Olta Xhaçka. 'Mos ndizni zjarre në të kundërt...'

Publikuar më: 10:51 26-07-2018

Olta Xhaçka ishte e drejtpërdrejtë dhe e ashpër në mesazhet e saj drejtuar pushtetit vendor dhe qytetarëve. Ndërsa jemi në pikun e sezonit veror dhe zjarret janë një rrezik potencial, Ministrja e Mbrojtjes kërkoi angazhim maksimal nga pushteti vendor. Por edhe për qytetarët që mund të jenë shkaktarët e zjarreve të qëllimshme në vend, Xhaçka paralajmëroj se ata do të përballen më ndëshkimet më të rrepta.
Olta Xhaçka:
“Gjej rastin t’ju bëj thirrje qytetarëve, bizneseve dhe pushtetit vendor, që të rrisin kujdesin dhe përgjegjësinë, pasi një pakujdesi e vogël mund të sjellë pasoja të mëdha. Një cigare e hedhur në vend të papërshtatshëm, mund të kthehet në tragjedi, siç po ndodh me fqinjin tonë.
Dua të lëshoj një apel për të gjithë, se çdo veprim abuziv, i kryer nga pakujdesia apo më keq akoma, me paramendim, do të marrë ndëshkimin e duhur nga organet përkatëse.
Ne kemi marrë të gjitha masat dhe po koordinojmë punën me qëllim që strukturat përkatëse të jenë në gatishmëri maksimale për të ndërhyrë në çdo moment, për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe pushuesve.
Përballja me Emergjencat Civile është një operacion kompleks dhe jo i lehtë për t’u menaxhuar. Sigurisht që kjo kërkon gjithashtu edhe mjetet dhe teknikën e duhur”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705