INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bilancet e qeverisë për përballimin e motit të acartë [FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 12:51 10-01-2017

Për Kreun e qeverisë, Edi Rama, bilanci i punës së kryer nga ana e institucioneve në menaxhimin e motit të acartë dhe problematikave të shqiptarëve rezulton pozitiv. Në një takim më zyrën operacionale Rama lajmëroi se problemet klimaterike do të vijojnë dhe kërkoi që dikasteret të jenë të përgatitur edhe për ditët në vijim teksa ndali dhe në situatën e furnizimit me energji elektrike. Ai tha se në shumicën e zonave që s’kanë patur energji situata është zgjidhur pasi janë riparuar të thuajse të gjitha defektet.
“I ftohti ka dalë tej parashikimeve të ditëve të mëparshme, në ditët në vijim rritje 2 deri 3 gradë, por akulli dhe bora do e kenë sërish të mbërthyer vendin. Prezenca e akullit në të gjitha akset do jetë prezent, edhe qytetarët edhe strukturat, edhe emergjencat duhet të marrin masat e nevojshme. Situata konsiderohet me menaxhim shumë të mirë. Por mesazhi duhet të jetë që gjatë gjithë muajit duhet të marrim masat për rezerva ushqimore, veshmbathje dhe mjetet për mbajtjen hapur të akseve rrugore”¬ tha Rama.
Një analizë të shkurtër bëri dhe Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi që tha se  termometri në disa zona ka shënuar temperatura jashtëzakonisht ekstreme, ku -29 gardë ka shënuar në Vermosh dhe  – 27 në fshatin Shtyllë të Librazhdit. Ndërsa Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj tha se problemet në rrugët e thella rurale janë ende prezente, pasi ka prezencë bore dhe ngricash, kryesisht në veri të vendit. Edhe Ministri i Bujqësisë, Panariti përmendi disa problematika në tokat bujqësor dhe sera e propozoi dhe një mënyrë në lidhje me kompensimin e dëmeve. Sipas tij agjencitë e siguracioneve në raste të tilla duhet ti përgjigjen fermerëve.
“Kemi patur dëme të kufizuara në serat me luleshtrydhe dhe domate ku përllogaritet një dëm prej 10 hektarësh.  Kemi arritur të garantojmë fidanishtet e perimeve në mënyrë që kur të filloj sezoni të jenë gati. Shërbimi veterinar është në gatishmëri dhe nuk kemi problem të raportuara” tha Panariti.
Kurse Ministri i Shëndetësisë, Beqaj theksoi se situata e gript është nën kontroll dhe shifrat e të prekurve janë në rënie.

ram.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932