INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para publikimit të këngës ‘LOCOS’ me këngëtarin latin, Luana Vjollca ndiqet në Instagram nga ylli me famë BOTËRORE! [FOTO]

Para publikimit të këngës ‘LOCOS’ me këngëtarin latin, Luana Vjollca ndiqet në Instagram nga ylli me famë BOTËRORE! [FOTO]

Publikuar më: 17:29 13-08-2020

'Breaking Me' është padiskutim ndër HIT-et më të dëgjuara ngado ditët e stome. Kjo këngë u krijua nga nga artisti me famë ndërkombëtare TOPIC dhe A7S (Alexander Tidebrink).

Padyshim kjo këngë është pëlqyer edhe në Shqipëri, ku mund ta dëgjojmë kudo nëpër lokale, radio, sidomos nëpër makina me volumin në maksimum.

Epo HIT-i muzikor nuk kishte si mos i pëlqente edhe yllit shqiptar, Luana Vjollcës.

Moderatorja dhe këngëtarja e famshme shqiptare nuk ka nguruar të postojë një video nga makina si një përshëndetje nga Shqipëria për Topic.

Ky i fundit është producent, muzikant dhe DJ gjerman që ka fituar famë ndërkombëtare nëpërmjet muzikës që krijon dhe sigurisht 'Breaking Me' e ka kthyer ndër artistët më të pëlqyer gjatë verë 2020.

Topic e ka postuar në Instagram story-n e Luanës dhe me një kërkim të shpejtë pamë se ai ndjek bukuroshen shqiptare në Instagram dhe ku i dihet artisti me siguri do donte një bashkëpunim me Luanën. Pse jo?

Influenca e saj shihet qartë në rrjete sociale ku vlen të përmendim se bashkëpunimet e Vjollcës me artistët me famë ndërkombëtare sa vijnë dhe shtohen. Kujtojmë bashkëpunimin me Faydee dhe së fundmi jemi shumë pak orë para se të publikojë këngën me yllin latin Jay Santos, ky i fundit numëron miliona klikime në YouTube. Kënga do të titullohet ‘LOCOS’, videoklipi i të cilës pritet të dalë të premten, më 14 gusht.

235235235253.jpg

Pooor realizimi i bashkëpunimit me TOPIC ka vetëm një problem të vogël, shuuumë të vogël: Luana duhet t'i bëjë 'follow back' në Instagram! Nëse nuk e ka vënë re, po ja themi ne të inlife sepse ky bashkëpunim do ishte super!

06b1f757-c2a3-44a1-9306-4d51e08f24b5.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0040099620819092