INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loredana pjesë e spektaklit prestigjoz? Mediat gjermane po 'ziejnë' nga lajmet për reperen shqiptare

Loredana pjesë e spektaklit prestigjoz? Mediat gjermane po 'ziejnë' nga lajmet për reperen shqiptare

Publikuar më: 14:28 13-08-2020

Reperja e njohur Loredana po përflitet se mund të jetë pjesë e jurisë së spektaklit të famshëm “Deutschland sucht den Superstar”. Pritet që ditët e ardhshme të publikohen emrat e anëtarëve të jurisë, ndërkohë që mediat gjermane ziejnë me lajmin se Loredana mund të jetë në karriget e jurisë ngjitur me anëtarin më të vjetër, Dieter Bohlen.

Siç shkruan “20 Minuten”, Loredana është përfolur se mund të jetë pjesë e spektaklit, por RTL e ka hedhur poshtë lajmin. Mbetet për të pritur nëse Loredana do të jetë pjesë e spektaklit, pasi ky do të ishte një sukses mjaft i madh për reperen.

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555