INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para në këmbim të votës, arrestime në Krujë

Para në këmbim të votës, arrestime në Krujë

Publikuar më: 10:34 25-06-2017

Policia ka arrestuar një simpatizant të Partisë Demokratike në fshatin Zezë të Krujës, pasi dyshohet se do u shpërndante para komisioneve dhe vëzhguesve demokratë.  
Në pranga ka rënë B.K, 30-vjeç, banues në Krujë. Ai u pikas, pas një përplasje fizike me një përfaqësues të një force tjetër politike.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, policia i ka gjetur shumën e parave prej 4 milionë lekë të cilën ai dyshohet se do ua shpërndante komisionerëve dhe vëzhguesve në Qendrën e Votimit të fshatit Zezë.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553