INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Meta, duhet të votoni kundër presioneve për blerjen e të ardhmes tuaj [VIDEO][FOTO]

Publikuar më: 10:20 25-06-2017

"E ardhmja e liria juaj nuk duhet blerë", me këtë mesazh u është drejtuar Meta votuesve sot. Pasi së bashku me bashkëshorten dhe vajzën që është ndër votueset më të reja sot, hodhën votën e tyre. Ilir Meta tha se shqiptarët duhet të ndëshkojnë sot ata që dërgojnë sekserë.

"Sot është një ditë që duhet të jetë festa e demokracisë për vendin, dita e qytetarëve nuk duhet të jetë dita e politikanëve. Sepse janë qytetarët që duhet të thonë fjalën e tyre, duhet të dëgjohen dhe vendosin. Nuk kam një mesazh se për kë duhet të votojnë, por kam një mesazh se për çfarë nuk duhet të votojnë. Shqiptarët të votojnë kundër kujtdo që bën presion mbi lirinë dhe vullnetin e tyre, kundër kujtdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre, sepse sot shqiptarët duhet të tregojnë që liria dhe dinjiteti i tyre nuk ka çmim, sot në këtë ditë të shenjtë", shtoi Meta.

meta_bora.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051