INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa ka një thirrje për parukierët: Ushtrojeni profesionin tuaj me mirësjellje, mos u tundoni nga thashethemet

Papa ka një thirrje për parukierët: Ushtrojeni profesionin tuaj me mirësjellje, mos u tundoni nga thashethemet

Publikuar më: 14:52 30-04-2019

Papa Françesku ka pritur në Vatikan, parukierët e Komitetit të Shën Martinit de Porres. Gjatë takimit, Papa u bëri thirrje parukierëve që t’i trajtojnë klientët me mirësjellje dhe të qëndrojnë larg thashethemeve.

“Ushtrojeni profesionin tuaj me stil të krishterë, duke i trajtuar klientët me  njerëzi e mirësjellje, duke u thënë  përherë fjalë të mira dhe inkurajuese e duke u ruajtur nga tundimi i thashethemeve, që i shkon shumë për shtat profesionit tuaj. E dimë të gjithë! Secili nga ju, në këtë profesion tipik, mund të veprojë gjithnjë me drejtësi, duke sjellë, kështu, një  kontribut shumë pozitiv për të mirën e shoqërisë”, ka deklaruar Papa.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541