INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Kickboxer-i Mikel Alliu: Më 11 maj pres fitoren e radhës në Gjermani [VIDEO]

KafeIN/ Kickboxer-i Mikel Alliu: Më 11 maj pres fitoren e radhës në Gjermani [VIDEO]

Publikuar më: 15:24 30-04-2019

Ai është 24 vjec dhe është pjesë e Federatës Gjermane të Kickboxerit dhe në historikun e ndeshjeve numëron vetëm një humbje.
Mikel Alliu është kampion në fuqi në peshën 72.5 kg.
Ai është nga Bulqiza por falë talentit mundi ti bjerë në sy vëllezërve Keta që kanë të njëjtën origjinë me të dhe që sot janë trajnerët e tij.
"Unë banoj në Tiranë dhe stërvitem në palestrën e vëllezërve Keta. Luaj në Gjermani dhe më 11 maj është ndeshja e radhës ndërkombëtare", tha gjatë intervistës në emisionin "KafeIN", kikboxeri Alliu.
I riu ka treguar gjatë intervistës se mban regjim të rreptë ushqimor, nuk abuzon me ushqimet dhe alkoolin, pasi këto janë ndër rregullat strikte të sportit që ai ushtron.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209