INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në Vlorë! Pako e dyshimtë me EKSPLOZIV, policia evakuon banorët në zonë

Panik në Vlorë! Pako e dyshimtë me EKSPLOZIV, policia evakuon banorët në zonë

Publikuar më: 19:51 31-03-2019

Një pako e dyshimtë është gjetur sot në lagjen e 10 korrikut, në qytetin e Vlorës. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se pas ngjarjes dhe dyshimeve për përmbajtje eksplozivi policia ka blinduar zonën, duke e vendosur rrugën nën rrethim.

Mësohet gjithashtu se policia ka evakuar bizneset dhe njerëzit pranë zonës.

Ende nuk dihet nëse pakoja ka përmbajtje eksplozive. Ndërkohë priten ekspertë nga Tirana për analizimin e pakos, e cila dyshohet t’i ketë rënë mjeti në ecje.

Article Logic
Execution time: 0.006601095199585