INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontroll i befasishëm: RENEA dhe Shqiponjat 'blindojnë' Elbasanin

Kontroll i befasishëm: RENEA dhe Shqiponjat 'blindojnë' Elbasanin

Publikuar më: 20:33 31-03-2019

Forca të shumta policie kanë “blinduar” qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme.

Në akset kryesore të qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa rrugët patrullohen nga forca të shtuara policie.

Mësohet se mbrëmjen e sotme ekipe të forcave speciale RENEA dhe Shqiponja kanë kryer disa kontrolle të befasishme në biznese të qytetit por edhe banesa.

Masat e shtuara vijojnë prej disa ditësh, kur qyteti u trondit nga vrasja mafioze e avokatit të njohur Ravik Gurra. Policia s’ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0029940605163574