INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në Tiranë. Një banesë përfshihet nga flakët [VIDEO]

Panik në Tiranë. Një banesë përfshihet nga flakët [VIDEO]

Publikuar më: 12:31 27-09-2018

Panik te rruga “Hajdar Hidri”, 100 metra larg nga “Rruga e Kavajës” në Tiranë. Flakët kanë “përpirë” një shtëpi të vjetër tiranëse dhe kanë vënë në rrezik shtëpitë e tjera. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë nxjerrë në kohë të moshuarën nga shtëpia dhe po mundohen të vënë nën kontroll flakët por situata, siç mund ta shikoni në videot e newsbomb.al, duket tejet alarmante. Deri tani flitet vetëm për dëme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk bëhen me dije ende.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.09.2019, në rrugën “Hajdar Hidri”, në një banesë private ka rënë zjarr.Shërbimet e Policisë kanë nxjerrë pa probleme dhe pa dëmtime të moshuarën që ndodhej në banesë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Marrë nga: Newsbomb.al

http://www.newsbomb.al/panik-te-rruga-e-kavajes-flaket-perpijne-shtepine-ne-rrezik-te-tjera-video-nga-vendi-i-ngjarjes-135780

 

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168