INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në perëndim/ Alarm për sekretet që i jepen Austrisë

Panik në perëndim/ Alarm për sekretet që i jepen Austrisë

Publikuar më: 09:17 24-08-2018

Në Perëndim është shtuar frika rreth besueshmërisë së Austrisë që nga shkurti i kaluar, kur nga një bastisje policore në selinë e agjensisë austriake të inteligjencës u sekuestruan disa dosje sekrete. Bastisja nxiti dyshimet se qeveria e ekstremit të djathtë të Austrisë e kishte urdhëruar bastisjen për arsye politike. Një ish-shef i zbulimit gjerman thotë se sekretet e NATO-s nuk janë të sigurta nëse ndahen me Austrinë, duke iu bashkuar shqetësimit në rritje midis agjensive të inteligjencës perëndimore rreth lidhjeve të ngushta mes ministrave të lartë austriakë dhe Rusisë.
Zyrtarë të lartë në Partinë e Lirisë, që është në një qeveri koalicioni me Partinë Konservatore Popullore Austriake, kanë bërë thirrje për heqjen e sanksioneve perëndimore mbi Rusinë, të vendosura për aneksimin nga Rusia të Krimesë ukrainase në 2014. Austria shmangi dëbimet e koordinuara perëndimore të diplomatëve rusës pas helmimit në fillim të këtij viti të një agjenti rus dhe vajzës së tij në Britani, e cila ka fajësuar Kremlinin për incidentin. Afërsia në rritje midis Partisë së Lirisë dhe Kremlinit u theksua javën e kaluar kur kreu rus Vladimir Putin ishte mysafir nderi në dasmën e ministres së jashtme të Austrisë Karin Kneissl, mbajtur në një vreshtë në kodrat piktoreske të Austrisë jugore. Pjesëmarrja e Putinit e shndërroi ceremoninë private në një ngjarje politike të profilit të lartë dhe nxiti një stuhi kritikash në media ndaj zonjës Kneissl për të cilën tha se u përul përpara presidentit rus.
"Kneissl në gjunjë para Putinit, ky është një turp," shkruante e përditshmja austriake Der Standard, duke shtuar: "Ministrja e jashtme ka humbur të gjithë kredibilitetin nga mënyra se si e trajtuar Putinin".

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123