INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në Londër: Shpërthim në një stacion nënëtokësorë, ka të lënduar

Panik në Londër: Shpërthim në një stacion nënëtokësorë, ka të lënduar

Publikuar më: 10:31 15-09-2017

Një shpërthim ka ndodhur në një metro nënëtokësore në jug-perëndim të Londrës, ku raportohet se ka të plagosur disa persona dhe ka përhapur panik mes pasagjerëve të cilët filluan të vraponin të tmerruar.

BBC shkruan se policia po heton një “incident” në një metro  të linjës së qarkut Parsons Green, në jug-perëndim të Londrës.

Policia ka konfirmuar shpërthimin, teksa shkruan se janë të vetëdijshëm për incidentin në stacion, në të cilën kanë mbërritur edhe disa zyrtarë. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist, por autori ka shpërthyer një armë artizanale, e cila ka shkaktuar tym në vagonin e fundit të trenit.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719