INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimet në familje: Presidenti Meta mbledh sot KLD

Krimet në familje: Presidenti Meta mbledh sot KLD

Publikuar më: 11:08 15-09-2017

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur sot mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.  Një nga pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe diskutimi i një raporti mbi vendimet e gjykatave për dhunën në familje.

Një nga çështjet në diskutim do të jetë raporti lidhur me vendimin e gjykatës së Kavajës, e cila dënoi me 3 vjet burg, burrin dhe vrasësin e gjyqtares Fildese Kasemi. Në diskutim do të jetë edhe vendimi i gjykatës së Tiranës për urdhrin e mbrojtjes të kërkuar nga gjyqtarja pas dhunës së përsëritur nga ish-bashkëshorti.

KLD do të trajtojë edhe disa raste të ngjashme, do të hetojë vendimin e gjykatave lidhur me dhunën në familje.

Në fund do të trajtohet plotësimi i vendeve të mbetura vakante në gjykatat e Shqipërisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447