INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në festivalin që riktheu në skenë Selena Gomez dhe bëri bashkë artistët më të njohur të momentit: Shpërthim flakësh [FOTO]

Panik në festivalin që riktheu në skenë Selena Gomez dhe bëri bashkë artistët më të njohur të momentit: Shpërthim flakësh [FOTO]

Publikuar më: 14:15 14-04-2019

Një shpërthim raportohet se hapi një vatër zjarri në natën e parë të festivalit të muzikës “Coachella”, në Kaliforni.

Personat që po festonin mësohet se u përballën me zjarrin, i cili nisi në zonën e dusheve të lëvizshëm.

Disa nga statuset e atyre që ndodheshin atje ishin:

“‘Coachella’ u kthye në një festival zjarri. Dushet sapo shpërthyen!”; “Të gjithë të dalin nga dushet tani!”; “Çfarë po ndodh? Dushet u përfshinë nga flakët!”.
Pamjet e filmuara me telefon tregojnë momentin kur dallohen flakët, që dalin nga një ndërtesë, e cila mendohet se janë dushet.

Sipas dëshmitarëve u dëgjua një shpërthim në orën 02:00, por askush nuk mbeti i lënduar. Festivali “Coachella” mbahet çdo vit, ku performojnë disa nga emrat më të njohur të muzikës dhe mirëpret rreth 250 mijë njerëz.

coach1.jpg

coach2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003446102142334