INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur shqiptare bën tatuazh në trup portretin e Michael Jackson: 'Kush tha që ai ka vdekur?' [FOTO]

Këngëtarja e njohur shqiptare bën tatuazh në trup portretin e Michael Jackson: 'Kush tha që ai ka vdekur?' [FOTO]

Publikuar më: 13:38 14-04-2019

Këngëtarja e njohur Morena Taraku është një prej këngëtareve më të përfolura në showbizz-in shqiptar, e cila përveç talentit të saj në fushën e muzikës shpesh tërheq vëmendjen e njerëzve prej ku publikon foto provokuese të cilat marrin me mijëra pëlqime.

Morena është shumë e apasionuar pas tatuazheve dhe së fundmi kemi zbuluar edhe një personazh publik që ajo e adhuron.

Këngëtarja ka publikuar një foto në Snapchat ku shfaqet portreti i Michael Jackson në krahun e saj.

Po, portreti i yllit të popit është gdhendur në trupin e Morenës dhe ajo ka dashur që këtë ta ndajë me të gjithë ndjekësit.

“Kush tha që ai ka vdekur? MJ”, mbishkruan bukuroshja dhe për hir të së vërtetës tatuazhi duket i realizuar mjaft bukur!

morena_taraku.png

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893