INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PANAIRI I LIBRIT/ Ja sa paguajnë shtëpitë botuese për stendat ku qëndrojnë

PANAIRI I LIBRIT/ Ja sa paguajnë shtëpitë botuese për stendat ku qëndrojnë

Publikuar më: 13:30 15-11-2018

E konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e vitit Panairi i 21-të i librit “Tirana 2018” çeli dje më 14 nëntor siparin e aktiviteteve.

Edhe këtë vit Panairi do të jetë i hapur për të gjithë dashamirësit e librit nga data 14 deri më 18 nëntor.

Mirëpo, përpos kësaj këtë vit botuesit ankohen për çmimin e stendës te 'Pallati i Kongreseve' ku edhe organizohet panairi. Shtëpive botuese u duhet të paguajnë 70 euro për 1 metër katror ose 100 e 5 mijë lekë të vjetra të stendës së tyre. Kjo pagesë i bëhet Shoqatës së Botuesve Shqiptarë që organizon panairin, drejtuar nga Petrit Ymeri.

Shtëpia botuese 'Kuteli' tregon për Newsbomb.al se stenda e tyre është 12 metër katrorë. Kështu që këtë vit fatura mban shifrën 840 euro.

"Ky çmim ka vite. Ne kemi stendë të vogël, por për ata që kanë shumë metra katriorë është relativisht i lartë. 'Kuteli' është një shtëpi botuese e vogël por çmimi është i pabërballueshëm."

E plotë në: http://www.newsbomb.al/euro-e-madhe-ne-panairin-e-librit-cmim-marramendes-per-1-meter-katror-te-stendes-sa-u-shkon-fatura-shtepive-botuese-141580

Article Logic
Execution time: 0.0043659210205078