INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të veçantat e Panairit të Librit [VIDEO]

Publikuar më: 16:20 11-11-2016

Alan Andoni është një skocez dhe autori që i ka kushtuar një libër zakoneve dhe karakterit të shqiptarëve që shpesh çudisin të huajt. Edhe Alani kështu u ndje kur pa 10 vjet më parë që kalimtarët në Shqipëri nuk respektonin semaforët. E këtu mori dhe udhë libri i tij. Ky libër mund të gjendet në panairin e 19 të librit, ku mes vërtetësisë, humorit dhe ironisë flitet për zakonet tona.
Në këtë panair gjen shumë botime e spikasin politikanë, gazetarë dhe profesorë. Botimi Kryeministri vjen nga Ben Blushi, Blendi Fevziu sjell Pushteti, ndërsa profesor Edmond Tupja, Po shkoj të kap Enisin dhe gazetarja e profesoresha Erenestina Halili librin në dialekt, Gjama e Erës e të tjera.
Autorët kanë folur për In News.
Po po të pyesësh lexuesit ata kanë etje për të lexuar, por ankohen për çmimet e larta.

Article Logic
Execution time: 0.0034160614013672