INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pakoja e Vitit të Ri, shpërblim për familjet me ndihmë ekonomike e jo vetëm [DETAJE]

Pakoja e Vitit të Ri, shpërblim për familjet me ndihmë ekonomike e jo vetëm [DETAJE]

Publikuar më: 17:44 19-12-2018

Pas pensionistëve, shpërblim për festat e fundvitit do marrin edhe familjet me ndihmë ekonomike si dhe personat me aftësi të kufizuara.

Sipas VKM-së të miratuar në mbledhjen e Qeverisë, familjet që trajtohen me asistencë dhe ato që kanë anëtarë me statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, do përfitojnë 30 mijë lekë të vjetra shpërblim.

Qeveria ka caktuar një fond prej rreth 400 milionë lekë nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale për të kthyer paksa buzëqeshjen për festat e fundvitit te të gjitha ato familje të varfra.

“1. Përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë kompensohen financiarisht, për vitin 2018, në masën 3 000 (tre mijë) lekë, të ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) Familje, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike;

b) Familje, të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar;

c) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;

ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar,” thuhet nw vendimin e Qeverisë.


Pak ditë më parë Qeveria miratoi edhe shpërblimin prej 50 dollarësh për festat e fundvitit për pensionistët.

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605