INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Assange ofron një shpërblim prej 20,000 euro për të gjetur vrasësin e gazetares malteze

Assange ofron një shpërblim prej 20,000 euro për të gjetur vrasësin e gazetares malteze

Publikuar më: 11:48 17-10-2017

Themeluesi dhe redaktori i Wikileaks Julian Assange ka ofruar një çmim prej 20,000 € për këdo që ka informacion lidhur me vrasjen e gazeteres malteze, 53-vjeçaren Daphne Caruana Galicia, e cila u vra në makinë pranë shtëpisë së saj. Pas ekzekutimit te gazetares investigative te skandalit te ‘Panama Papers’, ka reaguar programuesi australian dhe publikuesi i një sërë dokumentesh "bombë" lidhur me personalitete te larta në gjithë botën. Me anë të një postim ne "Twitter", ai ofron shpërblim për këdo që do të jap informacione, për kapjen e autorëve të krimit barbar. "I zemëruar të dëgjoj se gazetarja investigative malteze dhe blogerja Daphne Caruana Galicia është vrarë këtë pasdite jo shumë larg shtëpisë së saj me një bombë në makine. Jap një shpërblim prej 20.000 € për informacionin që shpie në dënimin e vrasësve të saj", shkruan ai

Article Logic
Execution time: 0.0039808750152588