INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paketa Antishpifje/ Rama flet për cënimin e figurës së Elvana Gjatës: Të gjithë preken nga kazani, kur e provon vetë ... [FOTO]

Paketa Antishpifje/ Rama flet për cënimin e figurës së Elvana Gjatës: Të gjithë preken nga kazani, kur e provon vetë ... [FOTO]

Publikuar më: 23:20 05-01-2019

Kryeministri Edi Rama është i ftuar gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Ai po flet për ligjin e ndalimit të portaleve, kazanin ose paketën antishpifje si e quan ai.

Ermal Mamaqi e pyeti nëse ky ligj do të funksionojë për të gjithë apo vetëm për politikanët, duke dhënë shembullin e këngëtares Elvana Gjata.

Sipas Mamaqit,figura e Elvanës u përdor për ngjarjen e ish-bllokut ndërkohë në fund doli që nuk ishte e përfshirë.

‘Ligji nuk është vetëm për politikën është për të gjithë qytetarët sepse të gjithë preken nga kazani. Është kollaj të thuash, por kur e provon vetë e kupton. Si puna jote me sapunin. Karriera e dikujt shkatërrohet, vetëm e jotja ngrihet lart kur shpifin për ty’, tha Rama.

51a1b568a4601de7a36fa14ab7da974a_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609