INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojini makinat me xhama të zinj! Drejtoria e transportit rrugor nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Harrojini makinat me xhama të zinj! Drejtoria e transportit rrugor nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Publikuar më: 23:14 05-01-2019

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton gjithë drejtuesit e mjeteve se nga e hëna, makinat me xhama të zinj nuk do të marrin më shërbime. Sipas njoftimit të DPSHTRR, nga data 7 janar 2019 u ndalohet çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë, pa dallim.

'Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!', thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332