INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pak ditë nga finalja e madhe e 'BBVIP', Kiara ka një mesazh për Luizin!

Pak ditë nga finalja e madhe e 'BBVIP', Kiara ka një mesazh për Luizin!

Publikuar më: 18:35 27-04-2023

Pasi mori propozimin tashmë të famshëm për martesë nga Luizi në shtëpinë e "BBVIP", Kiara Tito u eleminua nga spektakli, duke mos e prekur dot finalen, ndërsa moderatorja e ka gjetur veten për herë të dytë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e rrethuar nga mbështetja e fansave, por edhe nga kritikat, sidomos në Prime-n e fundit të programit.

Megjithatë duket se Kiara ka zgjedhur t'i lejë pas të gjitha këto dhe sigurisht, të vazhdojë të shprehë hapur dashurinë për partnerin e saj, por edhe mbështetjen në lojën e tij. Kështu, postimet e moderatores në Instagram, janë kryesisht në lidhje me dhuratat që i vijnë nga ndjekëset besnike, me historinë e saj të dashurisë, ndërsa së fundmi edhe me një mesazh për këngëtarin, që po përpiqet t'i japë kurajo në lojën e tij deri në fund.

Duke ripostuar një video të bërë nga mbështetësit e Luizit, ku shfaqet ai duke folur për ditët e para në shtëpi, që për të kanë qenë tepër të vështira dhe e vetmja gjë që e ka motivuar ka qenë droni i parë që ka parë nga fansat ku shprehej dashuria e tyre, Kiara shkruan: "Forca edhe pak ka ngel!"

 

-640-0-kiaraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa-132_1.jpeg

 

Motivimi i duhur si për Luizin, që sic është shprehur edhe vetë, e ndjen mbëshetjen e Kiarës nga larg, por edhe për fansat e tij që në natën finale do të kenë "punën" më të rëndësishme, atë të të shpallurit fitues të Luizit.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047