Marc-Andre ter Stegen po kalon një formë mjaft të mirë me Barcelonë. Por edhe pse paguet shumë ai nuk e ka problem të udhëtojë me metro. Ter Stegen bën një jetë normale në Barcelonë dhe jeton në lagjen Gracia.
Portieri gjerman është i rregullt në zonë dhe po, një i pasur me këmbë në tokë. Së fundmi Ter Stegel është fotografuar në një metro të periferisë së Barcelonës teksa shkon në stërvitjen e ekipit, ndërsa më parë e ka përdorur transportin publik për të shkuar tek berberi.