INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eros Grezda jeton ëndrrën, shpallet njeriu i ndeshjes në Skoci [VIDO]

Eros Grezda jeton ëndrrën, shpallet njeriu i ndeshjes në Skoci [VIDO]

Publikuar më: 21:08 11-11-2018

Shqiptarët e mbajnë fjalën e dhënë dhe kjo vërtetohet më së miri te futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda. Dy ditë më parë ai deklaroi se do të jepte maksimumin nëse do të aktivizohej me skuadrën skoceze nga trajneri Steven Gerard. E në fakt kështu ndodhi pasi sot zhvilloi një ndeshje të madhe me Rangërsin duke shënuar dy gola për shtatë minuta kundër ekipit të Madhëruellit.

Në fitoren e thellë 7-1, shqiptari nuk ishte protagonist vetëm me dy gola, por asistoi edhe në golin e katërt për skuadrën. Loja, teknika, grinda dhe golat e shënuar e shpallën Grezdën si njeriun e ndeshjes. Lojtari i Kombëtares ka treguar karakter të fortë dhe luftarak në këtë ndeshje duke iu dhënë gëzim tifozëve të Rangërsit, por edhe shqiptarëve kudo që ndodhen.

Article Logic
Execution time: 0.0033209323883057