INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paditi Kryeprokuroren Arta Marku, Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit që...

Paditi Kryeprokuroren Arta Marku, Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit që...

Publikuar më: 14:16 07-11-2018

Prokurori Besim Hajdarmataj ka kërkuar të përjashtohet e gjyqtari që po shqyrton padinë e tij kundër Prokurores së Përgjithshme Arta Marku.

Prokurori Hajdarmataj pretendon se gjyqtari Avni Sejdiu, ndryshoi orën e seancës, pa njoftuar ndaj edhe ka kërkuar përjashtimin e tij.

Më 25 tetor të këtij viti, ish drejtuesi i Krimeve të Rënda paditi Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku në Gjykatën Administrative, pas urdhrit për transferim në Pogradec si prokuror të thjeshtë. Nëpërmjet kësaj padie, ai kundërshton urdhrin për transferimin e tij nga Prokuroria për Krime të Rënda, në Prokurorinë e Pogradecit.

Besim Hajdarmataj ishte prokurori që hetoi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge. Besim Hajdarmataj u shkarkua nga detyra e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga kryeprokurorja Arta Marku. Hajdarmataj u zëvendësua nga Donika Prela, me arsyetimin zyrtar për përmirësimin e punës.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275