INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta takim me homologun italian në kryeqendrën arbëreshe në Kalabri

Meta takim me homologun italian në kryeqendrën arbëreshe në Kalabri

Publikuar më: 13:43 07-11-2018
Presidenti Ilir Meta në vijim të vizitës në Kalabri, u takua sot me homologun e tij italian, Sergio Mattarella për të nderuar së bashku figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Dy Prsidentët ishin së bashku në kryeqendrën arbëreshe në Shën Mitër Korona në Kalabri, ku mbajtën nga një fjalë për figurën e Skënderbeut dhe komunitetin arbëreshë. “Arbëreshët dhe emigranëtët shqiptarë kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin e Italisë dhe progresin e shoqërisë italiane”, theksoi Presidenti Meta duke shtuar se, “Komuniteti arbëresh meriton më shumë mbështetje. Ne do të jemi kudo në komunat arbëreshe. Kemi nevojë që brezat e rinj të njihen më shumë e të konomukojnë më shumë”.
Kreu i shtetit në takimet në Kalabri shoqërohet nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko dhe deputetë të mazhorancës e opozitës.
Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889