INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paçi fat! Për të qenë pjesë e klipit të Dua Lipës kjo është e vetmja gjë që duhet të bëni [FOTO]

Paçi fat! Për të qenë pjesë e klipit të Dua Lipës kjo është e vetmja gjë që duhet të bëni [FOTO]

Publikuar më: 17:29 26-08-2020

Dua Lipa po bën diçka origjinale në klipin e saj të rradhës. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ftuar të gjithë personat që duan të bëhen pjesë e klipit të saj muzikor.

Këngëtarja do të realizojë videoklipin e këngës “Levitating” nga albumi i saj i fundit “Future Nostalgia”.

Dua fton të gjithë personat që duan të bëhen pjesë e klipit të realizojnë një video të shkurtër në Tik Tok dhe nëse puna e tyre është e mirë ata do të bëhen pjesë e klipit.

Ajo shkruan: “Hej djema! Jam shumë e entuziazmuar t’ju them se jam duke punuar në një video muzikore për ‘Levitating’ dhe unë dua që ju të jeni një pjesë e tij! Pavarësisht nëse është koreografi, tutorial grimi, animacion, ajo fillon në TikTok. Merrni pjesë në sfidën #DuaVideo dhe ju ose puna juaj mund të përfshihen në videon zyrtare të muzikës. Unë mezi po pres që të shoh se çfarë do të prezantoni.”

Article Logic
Execution time: 0.002575159072876