INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Gigi Hadid sapo na tregoi me këtë detaj se është fejuar me Zayn Malik? E shihni këtu [FOTO]

Pa prisni pak! Gigi Hadid sapo na tregoi me këtë detaj se është fejuar me Zayn Malik? E shihni këtu [FOTO]

Publikuar më: 20:13 20-07-2018

Në mars të këtij viti Zayn Malik dhe Gigi Hadid pranuan se lidhja e tyre kishte marrë fund. Megjithatë ata nuk mund të qëndronin për shumë gjatë të distancuar nga njëri-tjetri, për këtë arsye u rikthyen sërish bashkë. Por ata janë shfaqur më të dashuruar se kurrë më parë dhe lidhja e tyre është e konsoliduar. Këtë e tregojnë dhe me postimet që bëjnë çdo ditë në rrjetet sociale.

E postimi i fundit ka ngjallur dyshimet te fansat të cilët mendojnë se Gigi dhe Zayn e kanë çuar lidhjen në një tjetër nivel, duke u fejuar bashkë. Modelja bukuroshe ka publikuar një foto ku shfaqet duke u mbështetur në krahun e këngëtarit britanik, por në dorën e saj ka shumë unaza, njëra prej tyre në gishtin e fejesës. Nga ky detaj, fansat kanë aluduar në rrjetet sociale se ata mund të jenë fejuar, por derisa nuk e kanë konfirmuar vetë ata, nuk e quajmë dot zyrtare. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim./intv.al

HADIDJO.png

Article Logic
Execution time: 0.0040698051452637