INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka konkurencë mes motrave në sfilatë? Gigi Hadid i zbulon të gjitha

A ka konkurencë mes motrave në sfilatë? Gigi Hadid i zbulon të gjitha

Publikuar më: 16:49 11-07-2018

Mund të mendoni se dy motra që punojnë kokë më kokë në industrinë e modës do të rezultojë në një katastrofë të vërtetë, por motrat supermodele Gigi dhe Bella Hadid kanë provuar se familja vjen përpara modës.

Duke u hapur për mundësinë e rivalitetit në punën e tyre për V Magazine, motra më e madhe, Gigi zbulon se ato mbështesin suksesin e njëra-tjetrës gjatë gjithë kohës.

Nëse mendoni se ato kapen prej flokësh, sabotojnë njëra-tjetrën në sfilatë apo luftojnë për veshjet e tyre, Gigi na siguron se asgjë nga këto nuk ndodh me të dhe motrën e saj më të vogël Bella.

Gigi ka shpjeguar se ajo sheh karrierën e modelimit së bashku me motrën e saj si jashtëzakonisht të dobishme në aspektin e mbështetjes dhe të ndjerit si në shtëpi dhe kur ato udhëtojnë larg. .

"Ndihem me fat që jam në gjendje të kem një pjesë të shtëpisë në ambientin tim të punës, ne jemi tifozet më të mëdha të njëra-tjetrës, është një lumturi e madhe për mua të shoh motrën time të vogël të ngjisë shkallët e suksesit dhe të kem mundësainë ta ndihmoj kur mundem! "

"Do të thosha se Bella dhe unë jemi nuk jemi fare kompetitive për karrierën tonë. Ne jemi më kompetitive për të gatuarit gjatë pushimeve. "

 

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664