INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSHEE njofton: Ndërprerje të energjisë elektrike në këto ZONA të Tiranës

OSHEE njofton: Ndërprerje të energjisë elektrike në këto ZONA të Tiranës

Publikuar më: 13:08 10-02-2019

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se sot do të ketë ndërprerje të energjisë në Tiranë.

"Për shkak të punimeve në kabina ku po instalohet rrjeti 20 kV, ditën e hënë 11 Shkurt, do s'takohet energjia elektrike në kabinën "Selita 4", gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.

Pa energji do të mbetet rruga "Medar Shtylla" pjesërisht.

Në datat 11-12 Shkurt, për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, do të stakohet energjia elektrike në transformatorin e fuqisë 110/10kV 20MVA në nënstacionin Farkë.

Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.

Pa energji do të mbeten: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas,

Sauk, Lundër, Vishnje", njofton OSHEE.

Po ashtu në një tjetër njoftim bëhet me dije se ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në Peshkopi.

"Për shkak të punimeve të OST në Linjën 110kV të Hec-it Seta 4 (Arras), në datat 11-12 Shkurt, OSHEE do të stakojë energjinë elektrike në linjën 35kV L30-43 Peshkopi – Fushë Aliaj.

Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 08:00-16.30

Pa energji do të mbeten: Arras, Fushë Çidhen, Lazrej,

Mustafe, Fushe Aliaj, Rrethas, Sina e Poshtme dhe e Sipërme, Bllicë, Kullas, Radomir, Sllovè, Shumbat,

Sllove, Kalisi , Bushtrica, Caja, Zalldardhe, Reç, Lure, Ndershen, Tejmolle, Verri, Arren, Lajthize', thuhet në njoftimin e OSHEE.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334