INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Vlorë: Mjetet politike kanë shteruar, ky sistem duhet përmbysur

Basha në Vlorë: Mjetet politike kanë shteruar, ky sistem duhet përmbysur

Publikuar më: 13:07 10-02-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me qytetarët në Vlorë, të cilëve u ka folur për zgjidhjet që ofron PD për biznesin dhe ajo çfarë pritet nga protesta e 16 shkurtit. Sipas Bashës, mjetet politike kanë shteruar. “Mjetet politike kanë shteruar, tani ky sistem nuk pastrohet më, ky sistem duhet përmbysur”, tha Basha.

Qytetarët pyetën Bashën çfarë do të bëjë për korrpsionin. “Gjithë ata oligarkë do i kthejnë paratë deri në qindarkën e fundit. Miliarda euro kontrata, 5 njerëz”, tha Basha., “Ajo është qeveri e krimit”, shtoi ai.

“Nëse jemi të bashkuar, punët shkojnë mirë. Jam shumë i nderuar nga pritja e qytetarëve. Zëri i biznesit duhet të dëgjohet. Propozimi ynë që të bashkohemi që t’ia heqim nga duart ekonominë oligarkëve dhe tua kthejmë njerëzve. Duhet normalitet. PD nuk ka ftuar vetëm burrat dhe djemtë por dhe gratë e vajzat”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.002924919128418