INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSBE i thotë

OSBE i thotë "JO" Partisë Demokratike

Publikuar më: 17:10 17-01-2017

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, i ka kthyer një përgjigje të drejtpërdrejtë opozitës për mundësinë e përdorimit të teknologjisë në zgjedhjet e përgjithshme, kusht ky i demokratëve për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Në një prononcim mediatik Ambasadori i OSBE në vendin tonë Bernd Borchardt, tha se nuk ka kohë të mjaftueshëm për të përgaditur infrastrukturën për një proces zgjedhor elektronik.
Bernd Borchardt:
“Para zgjedhjeve të 2013-s, opozita e atëhershme, pra qeveria e tanishme, kërkoi futjen e votimit elektronik, po ashtu pak kohë para zgjedhjeve. OSBE-ja, në atë kohë, këshilloi se duhej më shumë kohë për përgatitje. Tani jemi në të njëjtën situatë dhe që prej tetorit 2016 kemi këshilluar – në të njëjtën linjë me këshillat tona të mëhershme – se votimi elektronik kërkon më shumë kohë sesa koha e mbetur. Sa për t’ju dhënë një shembull: dera hyrëse e zyrave tona të OSBE-së këtu në Tiranë është e mbrojtur me një sistem elektronik të kontrollit të hyrjeve. Dhe unë shoh përditë sesa i brishtë mund të jenë sisteme të tilla. Kjo më bën shumë skeptik në lidhje me një sistem, i cili do të duhej të mbështetej në transmetimin e të dhënave nga zona të thella në serverët qendrorë në Tiranë, nëse kjo nuk bëhet me përgatitje dhe testime shumë të imtësishme”.
Ambasadori i OSBE është i drejtpërdrejtë në këshillën e tij për klasën politike shqiptare, e cila tashmë është përfshirë në një konflikt të ashpër mbi mundësinë e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje.
Bernd Borchardt:
“Ambasadori Borchardt: Siç thashë: kjo kërkon shumë kohë dhe, pa atë kohë, ne nuk mund të këshillojmë të bëhet një gjë e tillë”.

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605