INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Orlando Bloom

Orlando Bloom "mes" Katy Perry dhe Selena Gomez!

Publikuar më: 11:28 16-05-2016

Çfarë po ndodh me “treshen fantastike”?

Vetëm 5 ditë më parë dukej se romanca mes Orlando Bloom dhe Katy Perry mund të ishte një kapitull i mbyllur, por ja që gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken.  Gjatë javës së kaluar aktori britanik është fokusuar nga kamerat duke qëndruar në mënyrë shumë të afërt dhe intime me Selena Gomez. Megjithatë duket se ky fakt nuk ka përbërë problem për Katy Perry, e cila përsëri është parë në krah të Bloom. Çifti, i cili frekuentohet prej 4 muajsh, u fotografua duke u puthur dhe përkëdhelur në Kanë gjatë kësaj fundjave. Pyesim veten me kë do shfaqet Bloom fundjavën tjetër...

Article Logic
Execution time: 0.0041940212249756