INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita u rikthye në tryezë, Borchardt: I lumtur që OSBE…

Opozita u rikthye në tryezë, Borchardt: I lumtur që OSBE…

Publikuar më: 15:57 25-09-2019

Opozita parlamentare pas largimit nga tryeza e OSBE për Reformën në Drejtësi, vendosën që të rikthehen pas disa minutave pushim, duke kërkuar edhe ndjesë të pranishmëve.

Bernd Borchardt ka reaguar për skenën që ndodhi sot në tryezën e reformës zgjedhore, e cila u thirr nga institucioni që ai përfaqëson. Përfaqësuesit e opozitës, Ivi Kaso dhe Ralf Gjoni u larguan nga tryeza dhe kjo natyrisht la mbresa jo të mira në sytë e ambasadorit të OSBE. Deputeti Gjonaj u rikthye sërish në mbledhje, ndërsa tha se ai dhe grupi që ai përfaqëson do të mbështesë reformën zgjedhore.

Rikthimi i Gjonit në tryezë është përshëndetur nga ambasadori i OSBE-së, i cilu u shpreh mes tjerash se sot është bërë një hap i mirë në përafrimin e palëve, ndërsa shtoi se ndihet i lumtur që OSBE mbështet procesin e reformës zgjedhore.

“Këtë e shoh si një hap i parë i mirë, pavarësisht se çfarë ndodhi. Jam i lumtur se ne OSBE-ja do të mbështesim procesin e reformës zgjedhore”-tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034208297729492