INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita në sytë e Ramës ka mbetur në duart e të paaftëve

Opozita në sytë e Ramës ka mbetur në duart e të paaftëve

Publikuar më: 22:53 14-02-2019

Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në 'Real Story' ka komentuar protestën e paralajmëruar të opozitës më 16 shkurt dhe drejtuesit e opozitës.

Rama është shprehur se u bënë 5 vite që opozita nuk artikulon dot një alternativë që të tërheq vëmendje apo shpresë, madje ajo ka një problem serioz sipas tij, sepse ka mbetur në duart e paafta të Lulzim Bashës dhe Monika Kyremadhit.

'U bënë 5 vite e gjysmë që kemi përballë një opozitë që nuk artikulon dot një alternativë apo të tërheq vëmendje dhe të zgjojë shpresë. Opozita ka një problem serioz lidershipi. Ka mbetur në dy duar tepër të paafta. Të Lulzimit nga njëra anë dhe Monikës nga ana tjetër', tha ndër të tjera kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0026218891143799