INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Opozita kërkon largimin, por shihni ku shkon Xhafaj dhe nga do e shoh protestën [VIDEO]

Publikuar më: 10:00 26-05-2018

Pavarësisht protestës së opozitës të cilët kërkojnë largimin e tij nga detyra, kjo e shtunë për Fatmir Xhafajn ka nisur si një ditë e zakonshme pune.

Ai ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ministri i Brendshëm ka mbërritur në zyrë rreth orës 09:30.

Xhafaj do ta ndjekë protestën nga salla operacionale.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë mesazh për qytetarët, ai tha vetëm: ”Qetësi”!

Në terren janë angazhuar rreth 1500 forca policie në gatishmëri. Mësoht se protesta do të jetë marshim nga Ministria e Brendshme deri tek Kryeministria dhe Lulzim Basha do të jetë ai qe do të mbajë fjalën para protestuesve.

 

 

 xhafaj2.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0041451454162598