INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opening Ceremony frymëzohet nga 47 shtete për koleksionin e ri, mes tyre dhe flamuri Shqiptar [FOTO]

Opening Ceremony frymëzohet nga 47 shtete për koleksionin e ri, mes tyre dhe flamuri Shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 16:11 27-01-2017

Duke vënë në pah cilësitë unike të çdo shteti nëpërmjet ngjyrave dhe simboleve.

 

Për të festuar 15 vjetorin e tij, Opening Ceremony, nje mjedis shumëdimensional ku mbledh marka të njohura veshjesh të cilat kanë një stil paksa të çuditshëm për atë që jemi mësuar të shohim në përditshmërinë tonë, vendsoi të dizenjoje një koleksion veshjesh për meshkuj frymëzuar nga 47 vende të botës të quajtur “Global Varsity Collection”. Ky koleksion i kushtohet më shumë emigrantëve të së shkuarës dhe të tashmes që bëjnë pjesë në Amerikë dhe mes tyre sigurisht është edhe Shqipëria. Çdo xhaketë frymëzohet nga detajet, ngjyrat, motivet dhe simbolet e secilit vend. Xhaketat Varsity janë të shoqëruara edhe me bluza, kapele dhe pulovera, çimi i të cilave varion nga 525 dollarë në 1195 dollarë. Këto veshje do të shiten online në faqen zyrtare të Opening Ceremony nga data e sotme.

111.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415