INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oops! Arilena të kapëm ‘MAT’! Publikoi bashkëpunimin me reperin ndërkombëtar, por këto detaje i kemi parë më parë tek Elvana Gjata dhe Ariana Grande [FOTO]

Oops! Arilena të kapëm ‘MAT’! Publikoi bashkëpunimin me reperin ndërkombëtar, por këto detaje i kemi parë më parë tek Elvana Gjata dhe Ariana Grande [FOTO]

Publikuar më: 11:49 03-11-2018

Shqipëria tashmë ka shumë vajza të suksesshme me të cilat mund të krenohet dhe një ndër to është Arilena Ara.

Këngëtarja e shumë HIT-ve po vazhdon sukseset me këngët e saj.

Prej disa kohësh Arilena ka lajmëruar projektin e saj më të fundit “Last Train to Paris” një bashkëpunim me reperin KDDK dhe kënga ka arritur të ngjisë shkallët e klasifikimit në disa vende të botës, edhe pse ka qenë vetëm në versionin audio deri më tani.

Por tashmë Arilena ka publikuar dhe klipin e këtij bashkëpunimi.

E ndërkohë që sigursht na ka shijuar shumë si kënga po ashtu dhe videoja, nuk mund t’a mohojmë që menjëherë na u duk shumë familjar ky klip.

Disa detaje të tij e kishim të vështirë të mos i krahasonim me disa momente që i kemi parë dhe më parë në klipet si të këngëtares shqiptare Elvana Gjata po ashtu dhe të këngëtares me famë botërore Ariana Grande.

Fillimisht ishte pikërisht treni që sigurisht ishte përshtatur me titullin e këngës, por me siguri ju kujtohet se Elvana Gjata ka qenë e para që ka xhiruar mbi një tren në videon e këngës “Lejla”.

elvana1.jpg

 

arilena1.jpg

Ndërkohë pjesa e fundit e klipit na kujtoi menjëherë Ariana Grande në “No tears left to cry”.

Ashtu si Ariana dhe Arilena ndodhet brenda një ndërtese që rrotullohet duke humbur shpesh gravitetin.

ariana2.jpg

arilena2.jpg

Arilena na vjen keq, por mendojmë se të kapëm pak “mat”./intv.al 

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379