Olta Gixhari ka dhënë intervistën e parë pas daljes së saj nga “Big Brother VIP2”. Për “Fan Club”, aktorja e njohur ka treguar çastin kur ajo ka vendosur që të largohet përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Por jo vetëm kaq, pasi Olta foli paksa edhe për Luiz Ejllin, për të cilin tha se ja ka zbukuruar atë lojë, ashtu siç edhe i ka shkatërruar ditët.
Pjesë nga intervista:
Megi: Dori gjatë telefonatës të tha se nuk e ke luftën me Luizin, por me publikun. E ndjeve se e kishe humbur me publikun?
Olta: Jo. Kur Dori më tha se Amari të sheh në televizion dhe përqafon ekranin, u ndjeva e shkatërruar. Ishte momenti kur mora vendimin dhe thashë do dal dhe nuk do kthehem më. Pasi dola mora forcë se Dori më tha se para se të hynte Amari te dhoma e surprizave kishte thënë ‘mami të dua shumë’.
Megi: Ti the që tani që dola, Luizi ka lojë të ngordhur, ja le fitoren?
Olta: Luizi ma ka zbukuruar atë lojë siç ma ka shkatërruar ditën. Ka qenë një kënaqësi të ndaja rrugëtimin me të
Megi: Konfliktet që ke pasur brenda BB VIP, mund ti nisësh jashtë?
Olta: Jo, e kam mbyllur BB. Kur të dalin banorët nëse bëhemi bashkë, jam e bindur se do më duan shumë fort dhe do më njohin kush jam dhe si jam.
Ndërkohë e pyetur se kë shikon në finale, Olta nuk përmendi asnjë nga ish-banorët e rikthyer por tha:
“Luizi, Dea pa diskutim, Qetsori është një njeri i jashtëzakonshëm dhe e dua në finale. I katërti është Kristi”.
Gjatë intervistës me Megi Pojanin, Olta është shprehur se nuk është penduar se ka hyrë për të bërë këtë eksperiencë. Ajo shtoi gjithashtu se do donte ta fitonte një femër BB VIP dhe tha emrin e Deas.
Nga ana tjetër, aktorja e njohur tha se ‘Luizi ia ka zbukuruar lojën ashtu siç i ka shkatërruar ditët aty brenda”. Ajo tha se e ka pasur për kënaqësi që kanë bërë bashkë këtë rrugëtim.
Gjithashtu Olta rrëfeu edhe momentin përfundimtar që ka vendosur që të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP2”. Sipas saj, momenti kur Dori gjatë telefonatës i tha se i biri kur e sheh në televizion, përqafon ekranin, ajo fjali e ka shkatërruar atë.