Kiara ishte një ndër 4 banorët që u rikthyen dje në shtëpinë e Big Brother për të vazhduar lojën. Me të hyrë në shtëpi, ajo përqafoi e përmalluar Luizin. Sakaq nuk munguan as xhelozitë e Luizit, i cili vuri re një detaj te Kiara, një byzyzlyk që nuk e kishte parë më herët. Këngëtari e pyeti Kiarën se kush ia ka dhuruar. Por moderatorja nuk dha asnjë përgjigje konkrete, pasi është e ndaluar që banorët e rikthyer të japin informacione nga jashtë.