INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obamat sfidojnë fatin, blejnë shtëpi në një pallat të mallkuar...

Obamat sfidojnë fatin, blejnë shtëpi në një pallat të mallkuar...

Publikuar më: 15:24 11-10-2017

Me siguri të gjithë  e mbani mend ish presidentin e SHBA-së Barack Obama dhe familjen e tij simpatike.

Të gjithë duam të dimë se çfarë është duke bërë familja. Dhe një lajm jo i mirë  vjen për të gjithë ata që i duan Obamat, sigurisht për ata që janë supersticiozë.

Është e natyrshme që familja Obama të blejë një shtëpi,por ajo çka surprizuar të gjithë është fakti se ata kanë blerë një apartament  në New York,në një pallat i cili konsiderohet i mallkuar.

Por përse i mallkuar? Në këtë pallat të frikshëm  kanë ndodhur një sërë tragjedish, sidomos vetëvrasje.

Vetëvrasja e fundit ishte ajo e prillit të shkuar, ku shkrimtarja Jean Stein i dha fund jetës së saj.Në  këtë pallat po ashtu ka vrarë veten edhe vëllai i gazetarit të CNN, Cooper. Shembujt janë të shumtë por familja Obama është e guximshme dhe ka vendosur të lërë mënjëanë gojët e liga duke vijuar jetën e tyre të qetë. 

Article Logic
Execution time: 0.0038461685180664