INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Numri një i botës, Roger Federer ka zbuluar sekretin e suksesit të tij në tenis [FOTO]

Numri një i botës, Roger Federer ka zbuluar sekretin e suksesit të tij në tenis [FOTO]

Publikuar më: 22:11 27-02-2018

Ylli zviceran, Roger Federer tashmë është në kulmin e karrierës së tij pas një vargu lëndimesh në gju që i penguan suksesin vitet e fundit. Operacioni në vitin 2016 i ka lejuar Federer të shijojë një vit fantastik në karrierën e tij si tenist profesonist.

36-vjeçari fitoi Wimbledon në vitin 2017, si dhe Australian Open & Rotterdam Open, po këtë vit. Dhe fitorja e tij në Holandë muajin e kaluar I siguroi Federerit të kthehet në krye të renditjes botërore në vend të Rafael Nadal. Shumë vetë dyshuan nëse veterani do të kthehej më në krye të sportit, por Federer e ka arritur madje ka zbuluar edhe sekretin e suksesit të tij.

“Kam një etje, dhe nuk është urgjente por e vazhdueshme, për të përmirësuar veten dhe “kravatën” e shoh si një hap prapa" tha ai për NOZ të Gjermanisë.

"Unë jam i përulur, i ndershëm me veten dhe me ekipin tim dhe kam një natyrë të fortë që mund të mos jetë gjithmonë kështu por që më ka ndihmuar në momente që nuk ishin të lehta për mua. Unë mendoj se kjo më ka sjellë shumë fitore dhe më në fund fitoret e turneut" ka shtuar Federer.

Ai do të mungojë në Kampionatin e Tenisit në Dubai këtë javë, por numri një i botës do të rikthehet në Master Indian Wells në Mars.

29065915-6276-4403-80b6-53563d65e2aa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040390491485596