INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshim rrënjësor në tenis pas 118 viteve traditë

Ndryshim rrënjësor në tenis pas 118 viteve traditë

Publikuar më: 22:13 27-02-2018

Kupa Davis në tenis, mund të shndërrohet në një "Kupë Botërore të Tenisit" në fund të sezonit, kjo vjen sipas një propozim të paraqitur nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF).

Organi qeverisës i tenisit botëror ka publikuar planet për ndryshimet e mundshme dhe mendohet që kompeticioni të mbahet çdo nëntor në vende të ndryshme dhe nëse planet miratohen, ndryshimet e bëra mund të aplikohen për vitin 2019.

Disa qytete në botë kanë shprehur tashmë interesim për të pritur këtë kompeticion të transformuar, sipas ITF.

“Ajo që kërkojmë është të krijojmë një fund sezoni triumfues me tenistët më të mirë të botës që përfaqësojnë vendet e tyre”, tha Haggerty, Presidenti I ITF.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939