INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gaz Paja rrëfen historinë ku nuk e ka përmbajtur dot veten, ja dëmi që ka shkaktuar[VIDEO]

Gaz Paja rrëfen historinë ku nuk e ka përmbajtur dot veten, ja dëmi që ka shkaktuar[VIDEO]

Publikuar më: 13:29 10-06-2019

Gaz Paja është një ndër aktorët më të njohur të humorit në vendin tonë i cili prej vitesh e ka bërë publikun të qeshë me batutat e tij dhe me rolet e shumta humoristike.

Para një jave, aktori ishte në qendër të vëmendjes në të gjitha mediat shqiptare për arsye sepse ai lidhi kurorën e martesës me bashkëshorten e tij Ira Seferin.

Aktori është shumë i preferuar për rolet e tij në emisonin e humorit “Portokolli”, ku na bën të qeshim të gjithë.

Së fundmi, ai ka rrëfyer në një intervistë përballë Ori Nebijajt, një incident që i ndodhi gjatë interpretimit në skenën e Portokallisë dhe për këtë gjë është shprehur se ishte çështje teknike dhe nuk ndodhi për fajin e tij.

“Pati një incident me mikrofonin, nuk e solli në parametrat e duhur se kënga u këndua. Unë mund të isha përmbajtur se ashtu siç gaboj unë gabojnë e të tjerë. I kërkova ndjesë publikut. Pjesa tjetër ishte që nuk u përmbajta dot, hodha një mikrofon, ne nuk dështojmë në asgjë. Mund të ketë qenë çështje valësh, baze ,dhe kam thyer një mikrofon pas skene shpresoj mos ma kenë futur në llogari.”- është shprehur aktori.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496