INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! ENCA ''çmend'' rrjetin me foton seksi, por i shkruan kampioni ndërkombëtar i boksit në SHQIP, ja si ia kthen ajo [FOTO]

Nuk pritej! ENCA ''çmend'' rrjetin me foton seksi, por i shkruan kampioni ndërkombëtar i boksit në SHQIP, ja si ia kthen ajo [FOTO]

Publikuar më: 12:01 16-09-2018

Enca është një ndër emrat më të lakuar në mediat rozë. Këngëtarja e njohur shqiptare po jeton një moment shumë të bukur në karrierën e saj muzikore pasi po korr goxha sukses me këngët e saj. Para pak ditësh ajo publikoi këngën e saj më të re “Rendez Vous” e cila numëron mbi 2 milion klikime në YouTube dhe është pritur shumë mirë nga publiku. Enca ka paralajmëruar që shumë shpejt do të publikojë edhe klipin “Kujt po i han” në bashkëpunim me Don Phenom.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj foto të ndryshme dhe e fundit është me të vërtetë shumë e bukur pasi shfaqet tërheqëse me bikini ndërkohë që shkruan “Qetësia para stuhisë”.

Nuk munguan komentet e shumtë, por ai që na tërhoqi vëmendjen është komenti i kampionit të boksit në Europë për peshat e rënda. Bëhet fjalë për gjermanin Agit Kabayel i cili i ka shkruar në gjuhën shqipe duke i thënë: “Oh shqiptar” dhe ka vendosur një emoji duke qeshur.

Ky koment i ka pëlqyer shumë Encës e cila ka qeshur dhe e ka pyetur: “O shqipe a je mirë”.

stuv.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836